Pellini
KOSOVËLAJME

Shaqa nuk e kandidoi, por Bedri Hamza s’e lëshon këmbësh Nait Hasanin të dyshuar për manipulim me vota, e kandidon për deputet

PDK e ka publikuar listën me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit të mërkurën në mesditë. Ishte partia e vetme që nuk e publikoi listën dje.

Listës do t’i prijë kandidati për kryeministër Bedri Hamza, ndërsa pas tij do të renditen Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda e Arian Tahiri që në zgjedhjet e kaluara ishte i 30-i. Dhjetëshja kompletohet Besa Kabashi-Ramaj, Rrahman Rama, Arben Mustafa, Sala Jashari e Enver Hoxhaj.

Pjesë e listës do të jetë edhe Nait Hasani.

Aurora Group
Dje deklaroi se Nait Hasani s'do të jetë në listë, sqarohet Shaqir Totaj –  Ekonomia Online

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se dega nuk e ka propozuar asnjë që është i dyshuar për manipulime me vota, por është vendim i Kryesisë në qendër.

Koha