Pellini
KOSOVËLAJME

PSD: Bedri Hamza është “kukëll”, një “kllikë” tjetër është kryesorja

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtina, ku ka adresuar kritika ndaj partive opozitare, me theks të veçantë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Zyrtarë të PSD-së thanë se opozita po tregohet e paqartë dhe joaktive përballë zhvillimeve politike në vend, duke akuzuar PDK-në se po ndjek “kalkulime politike” në vend të një qëndrimi më të prerë opozitar.

Medi

Ky aksion vjen vetëm një ditë pasi PSD-ja kishte kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duke i akuzuar për mungesë reagimi ndaj krizave politike dhe sociale në vend.

PSD-ja ka paralajmëruar se do të vazhdojë me aksione të ngjashme publike edhe gjatë ditëve në vijim.

Active 1