Premium Store
02KOSOVËLAJME

Dy ushtarakë shqiptarë triumfojnë në konkursin e Gardës Kombëtare të New Jersey-t në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një postimi në platformën “X”, ka bërë të ditur se dy rreshterë shqiptarë kanë arritur një sukses të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit, rreshteri Marjus Cauli dhe kaporali Hambel Peçi kanë dalë fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey-t për vitin 2026, duke triumfuar në divizionet e tyre përkatëse.

“Gjatë katër ditëve të vështira, konkurrentët u shtynë deri në kufijtë e tyre përmes garave me pengesa, testeve të fitnesit, aftësive luftarake në ujë, lundrimit në tokë dhe ushtrimeve të qitjeve me stres që përfshinin sisteme të shumëfishta armësh. Fitorja e tyre tregon forcën e Programit të Partneritetit Shtetëror. Urime!”, u cek  në postimin e ambasadës.

London
Dukato 1