Medi
KOSOVËLAJME

Qeveria miraton 50 mijë euro për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicën e Veriut

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve në kuadër të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, për zbatimin e programit “Masat preventive – intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme”, ku është përfshirë edhe projekti për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicën e Veriut.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se rindërtimi i kësaj xhamie paraqet një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës. Sipas tij, Xhamia e Boshnjakëve ka vlerë të veçantë për komunitetin lokal dhe mbetet simbol i bashkëjetesës, kujtesës dhe identitetit historik të Mitrovicës.

Tripika

Në kuadër të këtij projekti, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka propozuar rialokimin e 50 mijë eurove, me qëllim restaurimin dhe rindërtimin e objektit, i cili konsiderohet me rëndësi historike, kulturore dhe shoqërore për qytetarët e zonës.

“Rikonstruktimi i Xhamisë së djegur të Ibrit, Xhamia e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, paraqet një hap me rëndësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, si pjesë e identitetit historik dhe diversitetit kulturor të Kosovës. Kjo xhami ka vlerë të veçantë për komunitetin lokal dhe përfaqëson një simbol të bashkëjetesës, kujtesës dhe trashëgimisë së qytetit të Mitrovicës. Në këtë kuadër, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka propozuar rialokimin e 50,000 eurove për realizimin e projektit të rikonstruktimit të saj, në përputhje me programin për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Nëpërmjet këtij investimi, synohet ruajtja dhe restaurimi i një objekti me rëndësi historike, kulturore dhe shoqërore për qytetarët dhe komunitetin lokal, por i cili natyrisht së pari ka nevojë për rindërtim”, tha Kurti.

Koha