Premium Store
02KOSOVËLAJME

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon kërcënimin ndaj prokurorit në Mitrovicë

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës  e ka dënuar kërcënimin  ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Muharrem Prekazi, shkruan Mitropol.

Në një reagim,  shoqata ka thënë se çdo formë e kërcënimit, presionit apo intimidimit ndaj prokurorëve për shkak të ushtrimit të funksionit të tyre kushtetues dhe ligjor paraqet cenim serioz të pavarësisë së sistemit prokurorial dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit.

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës konsideron se siguria dhe integriteti i prokurorëve janë elemente esenciale për funksionimin e pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, andaj raste të tilla duhet të trajtohen me prioritet dhe seriozitet të plotë nga institucionet kompetente.”, theksohet në reagim.

Aurora Group
Weelnes