Premium Store
02KOSOVËLAJME

Armë, rrahje e kanosje – tri incidente brenda një dite në veri të Kosovës

Tri raste të ndara janë raportuar gjatë së shtunës në komunat veriore të Kosovës, ku Policia ka intervenuar në Zubin Potok dhe Leposaviq, lidhur me armëmbajtje pa leje, lëndim të lehtë trupor dhe kanosje, njofton Mitropol.

Rasti më serioz është regjistruar në fshatin Crepulë të Zubin Potokut, ku gjatë kontrollit të një shtëpie të vjetër dhe të pa banuar, njësitet policore kanë gjetur një arsenal të ndryshëm armësh dhe pajisjesh ushtarake.

Weelnes

Sipas Policisë, në objekt janë sekuestruar një armë automatike AK-47 me karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municion, një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh, si dhe pajisje të tjera ushtarake, përfshirë helmetë, çantë me mjete për pastrim armësh dhe një uniformë kamufluese ushtarake. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente hetimore dhe hetimet janë në vazhdim.

Ndërkohë, në rrugën “8 Maji” në Leposaviq janë raportuar dy incidente të ndara brenda ditës.

Në rastin e parë, dy persona të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër derisa ndodheshin në një fushë basketbolli. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Po në të njëjtën rrugë, në orët e mbrëmjes, Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar për kanosje ndaj një qytetari. Sipas autoriteteve, të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit./Mitropol/

Weelnes