
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate, ishte e ftuar në emisionin “Info Magazine”, ku foli për garën zgjedhore të 7 qershorit dhe objektivat e kësaj partie.
Pos kësaj, ajo trajtoi edhe çështjen e vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës, duke theksuar mungesën e kushteve të sigurisë dhe inspektimit, shkruan Klankosova.tv.
Kuçi deklaroi se institucionet duhet të ushtrojnë më shumë përgjegjësi dhe presion të vazhdueshëm për të parandaluar raste të tilla tragjike, duke kritikuar neglizhencën institucionale në këtë drejtim.
“Albin Kurtit duhet t’i rrimë mbi krye çdo ditë”, deklaroi ajo.
“Edhe Kuvendit që asnjë punëtor më mos me vdek në vendin e punës për mungesë të kushteve të punës, për mungesë të inspektorëve që janë as 50, që inspektuan pasi vdiqën 11 vetë. Pra, duhet aq shumë me ju ndejtë mbi krye, sa që këtyre me ju gërditë kjo temë edhe me u çu edhe me i shtu numrin e inspektorëve”, shtoi ajo.
“Ata punëtorë që kanë vdekur, nuk kanë sigurim shëndetësor, jetësor në fakt familjet e tyre, fëmijët e tyre nuk jetojmë me asgjë, dhe përveç mërzisë e kanë edhe hallin se si me jetu”, tha ajo.








