
Komuna e Mitrovicës dhe Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që synon ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve civile te nxënësit e shkollave të kësaj komune, shkruan Mitropol.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, kryetari i komunës së Mitrovicës Faton Peci.
“Nga ky bashkëpunim përfitues janë nxënësit e shkollave të komunës sonë në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve civile përmes trajnimeve dhe ushtrimeve profesionale që do t’i aftësojnë ata në reagime emergjente” ka njoftuar Peci.







