Premium Store
02KOSOVËLAJME

Avokati i Thaçit kritikon ashpër Gjykatën Speciale

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër efikasitetit e Gjykatës së Apelit që funksionojnë brenda Dhomave të Specializuara në Hagë, shkruan Mitropol.

Mishetiq përmes një postimi në platformën X, bëri të ditur se të gjitha apelet në rastin e Thaçit janë refuzuar gjatë këtyre pesë vite e gjysmë.

London

“Për hirë të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: Mbrojtja në këtë gjykim tashmë ka paraqitur (dhe përfunduar) 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 përgjatë pesë viteve e gjysmë”, ka deklaruar ai në X.

Zyrtarisht, gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill 2023.

Vendimi ndaj tyre pritet të merret më 20 korrik 2026-të.

Dukato 1