Active 2
02KOSOVËLAJME

Shënohet ekspozita “Vegëza” në Muzeun e Mitrovicës

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, sonte në Muzeun e Mitrovicës u hap ekspozita “Vegëza”, e cila solli në fokus rrëfimet e grave përmes artizanatit dhe trashëgimisë kulturore, shkruan Mitropol.

Ekspozita u organizua nën temën e sivjetme të ICOM 2026, “Museums Uniting a Divided World”, duke paraqitur punën e dorës si simbol të kujtesës kolektive, solidaritetit dhe trashëgimisë së gjallë që përcillet ndër breza.

Pellini

Të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtuan kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, drejtoresha e Muzeut të Mitrovicës, Nora Prekazi, si dhe përfaqësuesja e grupit “Vegëza”, Hylkije Kamberi.

Ata theksuan rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe rolin e grave në përcjelljen e saj ndër breza.

Weelnes