Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Vdekja e punëtorit në Vushtrri, një person ndalohet për 48 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është ndaluar për 48 orë në lidhje me rastin e vdekjes së një 31-vjeçari në një objekt ndërtimi në Vushtrri, shkruan Mitropol.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, kur viktima dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i objektit ku po punonte, duke pësuar lëndime fatale.

Weelnes

Sipas policisë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në koordinim me prokurorin e rastit, kanë zhvilluar veprime hetimore dhe kanë intervistuar pesë persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Po ashtu, një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në prani të avokatit mbrojtës.

“Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve, në koordinim me prokurorin, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin, ku janë intervistuar pesë persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe një person i dyshuar. Pas intervistimit, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pellini