25 vjeçari serb rrah dy persona pas një zënke mes tyre, njëri nga të rrahurit bëhet për spital

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Zubin Potok, ndërsa një person është arrestuar si i dyshuar për sulmin, njofton Mitropol.
Sipas informacionit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 maj 2026 rreth orës 02:00 në rrugën “Kolashinski Knjezeva” në Zubin Potok.
Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dyshuari me inicialet U.J., i lindur në vitin 2001, ka sulmuar dy persona.
Si pasojë e incidentit, njëri nga të lënduarit ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF-në e Zubin Potokut.
Policia ka bërë të ditur se pas ndërmarrjes së veprimeve operative, zyrtarët policorë kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas procedurave të nevojshme, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/







