Aurora Group
KOSOVËLAJME

Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita, me lot në sy ka folur për gjykimin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo, nga përvoja e saj, ka thënë “se procesi gjyqësor në këto raste zgjatet edhe për arsye banale. Për shembull, një gjyqtarit i sëmuret gruaja dhe duhet pritur tre javë derisa të shërohet ajo. Ose sëmuret prokurori dhe duhet pritur tre javë që të shërohet”.

Aurora Group

Tutje, ajo ka kujtuar një moment të hidhur që kishte përjetuar gjatë kohës sa bashkëshorti i saj po gjykohej atje.

Muçaj-Haradinaj ka kujtuar se bashkëshorti i saj do të merrte pjesë në lindjen e djalit të tij të vogël. Por 12 orë para se të hipte në avion për të ardhur në Kosovë, shkalla e dytë e gjykatës ia kishte anuluar vendimin e shkallës së parë dhe kësisoj ai nuk ishte prezent në një moment të tillë.

Ajo ka folur edhe për çlirimtarët që janë duke u gjykuar aktualisht.

“Luani, djali i Shkëlzen Haradinajt, ka përafërsisht të njëjtën moshë me Endritin, djalin e Hashim Thaçit. I kam thënë edhe nënës (nënës së Haradinajt), i vjen koha edhe Endritit me u martu e me ba dasmë…”, pastaj ajo ka filluar të lotojë.

Më pas ka vazhduar: Kjo është ironi, se dikush çohet edhe lëndon një nënë apo një djalë të një dëshmori që e ka dhënë jetën që ti me e pasë komoditetin me u çu e me komentu. Kush ta dha lirinë, ku e more? A të ka dalë një pikë loti për dhimbjen apo veç ulesh edhe flet?

Deklaratën e fundit Anita Haradinaj e ka bërë si përgjigje për disa përdorues të rrjeteve sociale që kanë sharë dhe ofenduar familjen Haradinaj dhe të pranishmit e tjerë në dasmën e Luanit, djalit të Shkëlzen Haradinajt.

Dukato 1