Pellini
02KOSOVËLAJME

Mitrovica ndan 170 mijë euro për mbështetjen e klubeve dhe shoqatave sportive

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar ndarjen e 170 mijë eurove për mbështetjen e klubeve sportive kolektive, sporteve individuale dhe shoqatave sportive në komunë, shkruan Mitropol.

Përmes një njoftimi publik, ai bëri të ditur se është marrë vendimi për shpalljen e thirrjes publike për financimin e organizatave joqeveritare që veprojnë në sektorin e sportit gjatë vitit 2026.

Dukato 1

“Mirëmëngjesi sportistaaa ☀️

170.000 euro mbështetje për klubet kolektive, sportet individuale dhe shoqatat sportive 🤗

Kemi marrë vendim për të shpallur thirrjen publike për financim të OJQ-ve në sektorin e sportit për vitin 2026.

Do të vazhdojmë me mbështetje për sportistët dhe klubet tona, me mjete tjera buxhetore dhe me vendime tjera të veçanta të asamblesë ⛹️‍♀️”, ka njoftuar Peci.

Active 1