Premium Store
02KOSOVËLAJME

Myftiu Naim Tërnava uron festën e Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka përcjellë mesazhin e urimit me rastin e Kurban Bajramit, duke bërë thirrje për dashuri, unitet dhe solidaritet mes qytetarëve, shkruan Mitropol.

Në mesazhin e tij, Tërnava theksoi se kjo festë bart simbolikën e sakrificës dhe bindjes ndaj Zotit, ndërsa kurbani kujton rëndësinë e ndarjes me të tjerët dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë.

Weelnes

“Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të ndajë nga vetja për të tjerët, kur ndihmon nevojtarin, afron zemrat dhe forcon solidaritetin mes njerëzve”, tha ai.

Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, festa e Kurban Bajramit nis në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut, ndërsa ligjëratën tematike do ta mbajë Arbnor ef. Sinani, kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 05:40.

Koha