Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Peci pret zëvendësministrin Ali Dula, Mitrovica po trajtohet me dinjitet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Dula, shkruan Mitropol.

Në takim mori pjesë edhe nënkryetari i komunës, Enis Osmani.

Pellini

Gjatë takimit, ata diskutuan për realizimin e projekteve infrastrukturore që, sipas tyre, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Kryetari Peci tha se investimet dhe mbështetja institucionale janë të rëndësishme për zhvillimin e Mitrovicës.

“Mitrovica po trajtohet me dinjitet ashtu siç e meriton”, u shpreh Peci.

Pellini