Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Djali nga Vushtrria rrah nënën e tij, arrestohet nga Policia

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Vushtrri, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i saj pas një mosmarrëveshjeje, njofton Mitropol.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10. Pas incidentit, autoritetet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

Pellini

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është intervistuar në prani të organeve kompetente. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Koha