
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe municion gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi në Vushtrri, në kuadër të hetimeve për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, shkruan Mitropol.
Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 29 maj 2026, rreth orës 21:00. Gjatë kontrollit në banesën e një të dyshuari mashkull kosovar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë, një armë me tytë të shkurtër si dhe shtatë fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të organeve kompetente. Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.









