Premium Store
02KOSOVËLAJME

“Po iki prej zgjedhjeve”, qytetari nga Kosova ironizon rrugës për në bregdetin shqiptar

Një qytetar nga Kosova është shprehur me ironi se po largohen nga zgjedhjet, duke shfaqur njëherazi pakënaqësinë e tij për proceset e shpeshta zgjedhore në vend.

Ai thotë se janë pikërisht zgjedhjet e përsëritura që i kanë “sjellë” në bregdet, duke shtuar se qytetarët po përballen me zgjedhje pothuajse çdo gjashtë muaj.

Pellini

“Po iki prej zgjedhjeve, se na kanë bërë gërdinë. Si këtu, si atje. Njëjtë. A bëhet vit për vit zgjedhje?”, shprehet ai për “Top Channel”.

Përmes kësaj deklarate, ai ironizon klasën politike në Kosovë për ngërçin e krijuar në procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

Pellini