Premium Store
02KOSOVËLAJME

U kërcënua me pushkatim, reagon kryetari i OVL të UÇK-së: Në trup, ende kam plagë lirie

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka reaguar lidhur me një kërcënim që ka pranuar në rrjete sociale.

“Ky derr duhet pushkatu” është komenti i një qytetari që Gucati thotë ta ketë pranuar, derisa sipas tij, heshtja përballë kësaj gjuhe më nuk është opsion.

Pellini

“ Një komentues i quajtur Eqerem Avdullahu paska shkruar me një gjuhë linçuese, duke kërkuar “pushkatimin” tim. “, ka shkruar kreu i OVL të UÇK-së.

Ai ka thënë se pikërisht më 3 qershor, mbushen plot 27 vite nga dita kur është plagosur rëndë në Malet e Berishës, në luftimet përballë Serbisë.

“Shenjat në trupin tim janë dëshmitare të asaj kohe kur vendosej fati i atdheut, ashtu siç ishte edhe përballja ime me dinjitet në Hagë për të mbrojtur pastërtinë e Luftës Çlirimtare.”, ka shkruar Gucati.

Ai ka thënë se në liri është lehtë të bëhen kërcënime për pushkatim.

“ Është e lehtë të kërkosh “pushkatime” virtuale sot në liri, një liri që u pagua me gjak e sakrifica. Unë mbetem ai që kam qenë gjithmonë, me ballin lart, i palëkundur dhe krenar për rrugën që kemi kaluar.”, ka thënë Gucati.

Pellini