A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti publikon rezultatet nga bastioni i partisë

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik në Prizren.
Në bazë të fotografisë së publikuar të Ukajt, vërehet se në Piranë LDK-ja mori vetëm vetëm 188 vota. Në këtë fshat, LDK-ja radhitet e treta pas LVV-së dhe LDK-së.
Kjo përkthehet në një humbje prej 318 votash, pasi që ky subjekt politik në zgjedhjet e 28 dhjetorit kishte marrë 506 vota.
Xhavit Ukaj është një prej figurave të LDK-së që ka kundërshtuar në vazhdimësi bashkimin e këtij subjekti politik me Vjosa Osmanin.








