
Mitrovica, vendveprimi dhe bastioni politik i Bedri Hamzës, i cili udhëhoqi komunën për një mandat katërvjeçar deri në fund të vitit të kaluar, nuk i ka sjellë rezultatet e pritura PDK-së në zgjedhjet e fundit, shkruan Mitropol.
Sipas rezultateve nga votat e rregullta të numëruara në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës kishte siguruar 9.352 vota në këtë komunë.
Megjithatë, në procesin zgjedhor të zhvilluar dje, kjo forcë politike ka regjistruar një rënie të ndjeshme në Mitrovicë, duke grumbulluar vetëm 7.653 vota, mbi 1.600 më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Efektet e këtij rezultati të dobët mund të jenë të shumta porse duket se edhe pakënaqësia me Hamzën e ka “hisen” e vet në këtë rezultat./Mitropol/










