Active 2
02KOSOVËLAJME

Dhunë në familje në Mitrovicë, babai arrestohet pas dyshimeve se rrahu vajzën e tij

Një rast i dhunës në familje është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë, ku një person është arrestuar nga organet e rendit nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, njofton Mitropol.

Sipas të dhënave zyrtare, i dyshuari ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë pas raportimit të rastit.

Medi

Viktima ka marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa rrethanat e plota të incidentit janë trajtuar nga njësitet kompetente.

Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Në konsultim me prokurorin kompetent, pas përfundimit të procedurave fillestare dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/

Active 1