Kandidatja për deputete e VV’së e “thumbon” Osmanin: A mundet dikush ju lutem Vjosës “selam söyle”

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka thumbuar kandidaten për presidente nga LDK’ja, Vjosa Osmanin.
Kryeziu-Hyseni me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka publikuar rezultatin zgjedhor ku VV’ja ka siguruar 53 ulëse, teksa ka përdorur një thënie të Osmanit që e kishte thënë në fushatë zgjedhore, shkruan Insajderi.
“A mundet dikush ju lutem, Vjosës selam söyle (t’i çojë të fala)”, ka shkruar ajo.
Shkrimi i saj erdhi pasi LVV’ja ia mori një mandat LDK’së pas votave me postë, të cilat ia shtuan dy deputetë partisë politike në pushtet.







