Medi
02KOSOVËLAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça Sh.A” janë suspenduar nga puna me vendim të menaxhmentit.

Në vendimin e siguruar nga Klan Kosova, thuhet se punëtorët në fjalë janë larguar nga puna përkohësisht duke filluar nga data 19.06.2026.

Active 1

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, për Klankosova.tv konfirmoi vendimin teksa tha se kjo çështje po diskutohet me menaxhmentin.

Jonuzi deklaroi se këta punëtorë pritet të kthehen shumë shpejt në vendin e tyre të punës për shkak se, sipas tij, ka pasur një “dallim” mes palëve.

“Janë larguar përkohësisht, por besoj që shumë shpejt do të kthehen në punë. Ka ndodhur një dallim mes tyre dhe menaxhmentit. Jemi në bisedime me menaxhmentin dhe besoj që shumë shpejt do të kthehen në vendin e tyre të punës”, tha ai për klankosova.tv.

Ndërkaq, Klan Kosova ka mësuar se arsye e suspendimit të tyre kanë qenë disa kërkesa që punonjësit në fjalë ia kanë parashtruar menaxhmentit.

Stafi ka pasur tri kërkesa, që janë: uniformat, fuqia punëtore dhe kërkesa e tretë ka të bëjë me orët e punës, duke thënë se brenda 40 orëve nuk kanë mundësi shëndetësore të punojnë 24 orë.

Në vendimin për largimin e përkohshëm nga puna si arsye përmendet tejkalimi i autorizimeve të dhëna nga punëtorët dhe refuzimi pa arsye të justifikuar për kryerjen e detyrave të punës dhe zbatimin e urdhërave të punës të lëshuara nga personat kompetentë.

Premium Store