Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

Zbulohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë kontrollit të dy shtëpive të pabanuara në fshatin Potokmali të Leposaviqit, njofton Mitropol.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë është raportuar më 29 qershor 2026, rreth orës 15:15. Gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë, dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, një makineri për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë, si dhe dy krehër me gjithsej 20 fishekë.

Active 1

Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 15:30, në një tjetër shtëpi të pabanuar në të njëjtin fshat, policia ka zhvilluar një kontroll tjetër, ku janë sekuestruar një radiolidhje me adapter, një kuti plastike me municion për fishekë gjuetie, 22 kapsulla për armë gjuetie, vaj për mirëmbajtjen e armëve, një fishek për armë gjuetie, pjesë plastike të mbushura me barut, një thikë, një këllëf për revole, një xhaketë ushtarake me mbishkrimin e Serbisë, një revole me karikator dhe pesë fishekë, si dhe gjashtë krehër me gjithsej 56 fishekë.

Për të dyja rastet është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa armët dhe pajisjet e sekuestruara janë konfiskuar si prova materiale.

Hetimet lidhur me origjinën e arsenalit të gjetur dhe personat që mund të lidhen me këto armë janë duke vazhduar./Mitropol/

Koha