E FUNDIT: Aksident i rëndë trafiku mes dy veturash në Shupkovc, dyshohet për katër të lënduar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë në segmentin në Shupkovc.
Sipas informatave nga terreni që dëshmitarët i dhanë për “Mitropol”, në aksidentin mes dy veturash dyshohet se kanë pësuar lëndime katër persona.
Në vendin e ngjarjes ndihmën e parë të lënduarëve tentuan t’ua japin shoferët kalimtarë, gjersa menjeherë aty erdhën edhe ekipet shëndetësore dhe ato të Policisë.
Të katër të lënduarit u bartën për trajtim në spital nga auto-ambulanca gjersa në magjistrale u shkaktuan kolona të gjata.
Policia konfirmoi pas raportimit të “Mitropol” se sot, rreth orës 11:30, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc, është shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar.
”Në aksident janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të PK për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti./Mitropol/








