Premium Store
02KOSOVËLAJME

Mitrovicasja 76-vjeçare gjendet pa shenja jete në banesë, Policia nis hetimet

Një grua rreth 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë gjatë orëve të paradites së sotme, njofton Mitropol.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, rasti është raportuar në polici, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Active

“Në orët e paradites së sotme në Mitrovicën e Jugut është raportuar se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një femër, rreth 76 vjeç”, ka deklaruar Zahiti.

Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me shkaqet e vdekjes, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e këtij rasti.

Koha