Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

Dy serbë tentojnë të futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, “i lidh” Policia

Dy raste të ndara të kalimit ilegal të kufirit janë regjistruar gjatë së martës në veri të Kosovës, njofton Mitropol, bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 13:00 në pikën kufitare në Jarinjë, ku është ndaluar një shtetas i Serbisë, i dyshuar se kishte kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Medi

Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar rreth orës 20:20 në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku është ndaluar një burrë i dyshuar pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi–Kosovë. Edhe në këtë rast, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës po vazhdon trajtimin e rasteve në përputhje me procedurat ligjore./Mitropol/

Active 1