Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

E rëndë në Skenderaj: Djali dyshohet se plagosi aksidentalisht babanë, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Runik të Skenderajt, ku një person dyshohet se ka plagosur aksidentalisht babanë e tij me armë zjarri.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Aurora Group

Ndërkohë, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia ka nisur hetimet dhe rastin e ka cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Active 1