Active 2
KOSOVËLAJME

Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua

Policia e Kosovës ka mohuar se ka arrestuar një shtetas turk me emrin Şahin Buş, për të cilin më herët u raportua se dyshohej për përfshirje në krime lufte në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.

Sipas Policisë, personi në fjalë është paraqitur në stacionin policor si ankues, ku është intervistuar nga zyrtarët policorë dhe më pas është liruar.

Aurora Group

“Personi është paraqitur në stacion si ankues, është intervistuar dhe pas përfundimit të intervistimit është liruar”, tha policia për Sinjalin.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga autoritetet lidhur me rastin.

Dukato 1