Medi
KOSOVËLAJME

Dy gra serbe futen ilegalisht në Kosovë, i “lidh” Policia

Dy shtetase të Serbisë kanë hyrë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore paraditen e djeshme.

Policia kishte ndalë veturën e tyre dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit është kuptuar që ato kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Active 1

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë dërguar në procedurë të shpejtë para gjykatës.

“Rr. Stublinë, Dobërqan 24.07.2026 – 10:10. Policia ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit është kuptuar që e dyshuara vozitësja e veturës femër shtetase e Serbisë së bashku me pasagjeren femër shtetase e Serbisë me veturë përmes rrugëve dytësore, jashtë vendkalimit kufitar, në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë para gjykatës”.

Koha