Active 2
KOSOVËLAJME

RTK e largon Blerim Haxhiajn nga pozita e ud. të Kryeredaktorit, vendin ia zë Venera Xhoxhaj Adili

31 korriku i këtij viti ka qenë dita e fundit e punës për Blerim Haxhiajn në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeredaktorit të kanaleve televizive në gjuhën shqipe të Radio Televizionit të Kosovës.

Kjo konfirmohet në një e-mail që ka parë Gazeta Express, komunikim në të cilin u.d i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Rilind Gërvalla, njofton se në atë pozitë është caktuar Venera Xhoxhaj Adili.

Dukato 1

“Duke filluar nga sot 4.08.2026, ftohen të gjithë kolegët që të bashkëpunojnë ngushtë me znj. Xhoxhaj Adili”, thuhet në e-mailin e Gërvallës.

Active