Active 2
02KOSOVËLAJME

Arrestohet edhe personi i katërt për tentim-vras*jen te Qendra Zejtare në Mitrovicë

Rasti i gjuajtjes me armë zjarri në afërsi të Qendrës Zejtare në Mitrovicë, i cili nga Policia e Kosovës ishte cilësuar si “Vrasje në tentativë”, ka sjellë deri më tani arrestimin e katër personave të dyshuar, njofton Mitropol.

Ngjarja kishte ndodhur më 9 gusht 2026, rreth orës 15:30, në afërsit të Sheshit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku ishin raportuar disa të shtëna me armë zjarri.

Active 1

Në vendin e ngjarjes, Policia kishte vërejtur vrima shpuese në muret e dy banesave, që dyshohej se ishin shkaktuar nga armët e zjarrit. Po ashtu, ishin gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Në raportin fillestar, Policia kishte bërë të ditur se dyshohej që gjuajtjet kishin ardhur nga dy palë, duke konfirmuar edhe informacionin e raportuar ekskluzivisht nga “Mitropol” për gjuajtje mes dy grupeve.

Hetimet vazhduan edhe pas incidentit. Më 20 gusht, dy të dyshuar janë vetëdorëzuar në Polici.

“Mitropol” pati marrë vesh ekskluzivisht se bëhej fjalë për dy vëllezër, E.C, 18 vjeçar dhe A.C, 24 vjeçar

Njëri prej tyre kishte dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohej se ishte përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dy u dërguan në mbajtje.

Një ditë më pas, më 21 gusht, Policia kishte njoftuar se kishte identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër në lidhje me rastin. Edhe ai, me vendim të prokurorit, ishte dërguar në mbajtje.

”Mitropol” kishte mësuar se bëhej fjalë për një person me inicialet V.H, gjersa personi tjetër që u arrestua dje, kishte mbetur në arrati, ani pse edhe atij i ishte dorëzuar njoftimi për paraqitje në stacion policor më 20 gusht.

Tash, në raportin 24-orësh të Policisë të publikuar më 29 gusht, është bërë e ditur se hetimet kanë sjellë edhe një arrestim tjetër.

Sipas raportit shtesë, më 28 gusht 2026 është identifikuar dhe arrestuar një tjetër i dyshuar në lidhje me rastin.

Gjatë arrestimit, nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë.

Edhe ky i dyshuar, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Kështu, bazuar në njoftimet e njëpasnjëshme të Policisë së Kosovës, deri më tani katër persona janë arrestuar në lidhje me rastin e gjuajtjes së 9 gushtit, ndërsa gjatë hetimeve janë konfiskuar së paku dy armë zjarri të lidhura me rastin.

Hetimet nga njësitë relevante policore janë duke vazhduar./Mitropol/

SultanDoner