Active 2
02LAJME

“Vushtrria si Big Brother”, Ferit Idrizi nënshkruan tender rreth 300 mijë euro për kamera

Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 295 mijë e 659 eurosh për furnizimin dhe montimin e kamerave për nevojat e komunës.

Sipas njoftimit zyrtar për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti i prokurimit ka të bëjë me “Furnizimin dhe montimin e kamerave për nevojat e Komunës së Vushtrrisë”, shkruan IndeksOnline.

Dukato 1

Kontrata është nënshkruar më 2 shtator 2026, ndërsa operatori ekonomik fitues është grupi i operatorëve ekonomikë FARILO SH.P.K., ELRON SH.P.K. dhe SKYFTERAT – LIVE SH.P.K., me adresë në Ferizaj.

Në këtë procedurë të prokurimit janë pranuar gjithsej dy tenderë, prej të cilëve vetëm një është vlerësuar si i përgjegjshëm.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 297 mijë euro, ndërsa kontrata është dhënë për 295,659 euro.

Sipas dokumentit, bëhet fjalë për një kontratë publike kornizë me kohëzgjatje prej 24 muajsh, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar në 36 muaj.

Njoftimi për këtë kontratë është përgatitur më 7 shtator 2026, ndërsa aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 9 qershor 2026.

Dukato 1