Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Natë e tensionuar në Vushtrri: Rrihet dhe tentohet të vritet një person, në vendngjarje gjenden gëzhoja e fishekë, viktima në QKUK

Një person është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pas një rasti të rëndë të raportuar në Vushtrri gjatë natës së 30 shtatorit.

Sipas Policisë, viktima dyshohet se është sulmuar dhe rrahur nga disa persona të panjohur, të cilët kanë përdorur mjete të forta, ndërsa rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”, njofton Mitropol.

Medi

Në vendin e ngjarjes është gjetur një veturë e aksidentuar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë si dhe një fishek tjetër të gjetur brenda veturës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 00:45 dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar janë në vazhdim.

Weelnes