Premium Store
KOSOVËLAJME

Deri në 9 orë e gjysmë pa rrymë sot, KEDS publikon zonat që do të mbeten pa rrymë

Screenshot

Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike për sot, e premte, 6 nëntor 2026, në disa komuna të Kosovës.

Sipas njoftimit, disa vendbanime do të mbeten pa rrymë deri në 9 orë e gjysmë, për shkak të punimeve në rrjet, mirëmbajtjes dhe ndërhyrjeve teknike.

Weelnes

Ndërprerja më e gjatë pritet në Ferizaj, ku nga ora 08:30 deri në 18:00 do të preken pjesë të qytetit, Balaj, Jezerc, Manastirc dhe Nerodime. Në zona të tjera të Ferizajt ndërprerjet janë parashikuar nga ora 09:00 deri në 14:00.

Në Prishtinë, Graçanicë dhe Drenas, ndërprerjet do të zgjasin nga dy deri në gjashtë orë, duke prekur pjesë të Veternikut, Lagjes së Spitalit, Hajvalisë, Çagllavicës, Badovcit dhe disa fshatra të Drenasit.

Në Podujevë, ndërprerje priten nga ora 09:00 deri në 12:00, ndërsa në Prizren dhe Dragash, nga ora 09:30 deri në 13:30, do të preken dhjetëra vendbanime për shkak të riparimeve emergjente në nënstacionin e Zhurit.

Pa energji elektrike do të mbeten përkohësisht edhe zona të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Lipjanit dhe Hanit të Elezit, kryesisht gjatë orëve të paradites dhe mesditës.

Ndërkohë, në Mitrovicë ndërprerjet janë paralajmëruar nga ora 09:00 deri në 17:00, ndërsa në Vushtrri nga ora 10:00 deri në 14:30.

KEDS ka bërë të ditur se punimet synojnë përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike.

Qytetarëve u rekomandohet të kontrollojnë oraret për vendbanimet e tyre dhe të planifikojnë aktivitetet që varen nga energjia elektrike.

Active 1