Dënim me 2 vjet e 6 muaj burg dhe gjobë prej 1.500 eurosh – 50-vjeçari nga Mitrovica përfundon në burg

Një 50-vjeçar është dërguar për vuajtje të dënimit me burg, pasi ndaj tij rezultonte një dënim prej dy vjetësh e gjashtë muajsh, si dhe një gjobë prej 1.500 eurosh, e cila, për shkak të mospagesës, ishte zëvendësuar me 75 ditë burgim.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për N. H, 50-vjeçar.
Sipas informacioneve të siguruara, ai është paraqitur të martën, më 17 nëntor, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor Mitrovicë-Jugu.
Nga të dhënat policore rezulton se Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shqiptuar një dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjetësh e gjashtë muajsh.
Përveç këtij dënimi, ai kishte edhe një gjobë prej 1.500 eurosh, e cila nuk ishte paguar.
Si pasojë e mospagesës, gjoba ishte zëvendësuar me 75 ditë burgim.
Pas veprimeve të nevojshme, njësia policore e ka dërguar personin në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.
Në informacionet e siguruara nuk specifikohet vepra penale për të cilën ishte dënuar.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.








