Medi
02KOSOVËLAJME

Ariana Musliu Shoshi: Albin Kurti e ka ditur dhe është pajtuar me ndërtimin e “universitetit paralel” në Mitrovicë

Ditë më parë në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka nisur ndërtimi i të ashtuquajturit “universiteti paralel”, raporton Mitropol.

Në vënien e gurthemelit për këtë universitet pjesmarrës ishte edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, së bashku me përfaqësues të tjerë shtetërorë.

Pellini

Ndërtimi i këtij universiteti ka ngjallur reagime nga deputetët mirëpo edhe nga shoqëria civile në Kosovë. E fundit që ka reaguar është edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka theksuar se Kurti ka qenë në dijeni për ndërtimin e universitetit në veri dhe është pajtuar me këtë fakt.

“Ndërtimi i Universitetit paralel serb në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me kryeministrin Albin Kurti. Ai ishte në dijeni për ndërtimin e këtij Universiteti serb qysh në fillim të muajit korrik dhe këtë e ka konfirmuar në përgjigjen që ka dhënë në Kuvendin e Kosovës saktësisht me   7 korrik kur unë e pyeta për ndërtimin e këtij universiteti.”, shkroi Musliu-Shoshi në facebook.

Musliu-Shoshi tutje ka shtuar se kryeministri Kurti ndërtimin e këtij universiteti e sheh si diçka të mirë për integrimin e qytetarëve të pjesës veriore në shtetin tonë.

“Kryeministri pergjigjet që funksionimi i këtij  universiteti nuk është legjitim, por ndertimin e këtij universiteti e vlerëson në të mirën e integrimit të qytetarve të pjesës veriore në shtetin tonë.”, shtoi Shoshi.

Postimi i plotë:

Ndërtimi i Universitetit paralel serb në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ishte në dijeni për ndërtimin e këtij Universiteti serb qysh në fillim të muajit korrik dhe këtë e ka konfirmuar në përgjigjen që ka dhënë në Kuvendin e Kosovës saktësisht me   7 korrik kur unë e pyeta për ndërtimin e këtij universiteti.

Kryeministri pergjigjet që funksionimi i këtij  universiteti nuk është legjitim, por ndertimin e këtij universiteti e vlerëson në të mirën e integrimit të qytetarve të pjesës veriore në shtetin tonë.

Mund ta dëgjoni më poshtë pyetjen time dhe përgjigjen e Albin Kurtit cili kur ishte në opozitë thoshte “Serbia nuk kalon”.

Tutje vlenë të theksohet se dje shoqëria civile në Mitrovicë ka nisur edhe një peticion kundër ndërtimit të këtij universiteti. /Mitropol/

 

Premium Store