Active 2
02KOSOVËLAJME

Deputeti besimtar i VV-së, Eman Rrahmani iniciator për ndarjen e fondeve për renovimin e Xhamisë së Mazhiqit

Deputeti Eman Rrahmani nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i cili njihet si besimtar praktikant i fesë islame është iniciatori i ndarjes së shumës prej 65 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës për renovimin e Xhamisë së Mazhiqit në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Ani pse nuk është nga Mitrovica, Rrahmani kishte ngritur zërin për këtë momument të trashëgimisë kulturore edhe sa ishte deputet opozitar.

Active

Tash me ndarjen e mjeteve nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, ky monument me rëndësi do të ruhet nga shkatërrimi i mëtejmë.

Xhamia e Mazhiqit, e njohur edhe si Xhamia e Muezin Hoxhës dhe Xhamia e Trepçës – e cila ndodhet në fshatin Mazhiq në afërsi të Stan Tërgut, 8 km larg Mitrovicës.

Në oborrin e xhamisë gjendet një nishan varri me mbishkrimin osman i cili i ka takuar Ramazan Bin Osmanit, ku është shkruar viti 1000 H. (1591–1592) ndërkaq në një nishan tjetër qëndron viti 967 H. (1559)./Mitropol/

Active 1