Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Drejtori i “Mitropol” thotë se komentet fyese ndaj grave në medie dhe rrjetet sociale duhet denuar

Drejtori i portalit “Mitropol”, Urall Boshnjaku në një deklaratë të tij në lidhje me komentet fyese ndaj grave në medie dhe rrjetet sociale dhënë për Kosovalive ka thënë se në rastet kur ka komente ku përdoret gjuhë fyese ndaj grave apo kujtdo tjetër, duhet që vet portali t’i cenzuroj fjalët që lejohen të përdoren nëpër komente të postimeve në portal në mënyrë që t’i shmanget këtyre rasteve.

Ai ka bërë të ditur se në raste të caktuara komentet fshihen, për shembull atëherë kur raporton në portal personi që është ndikuar direkt nga ngjarja apo raportohet edhe nga familjarët. Boshnjaku mendon se personat që shkruajnë komente me diskurs të vrazhdë e që nxisin urrejtje qoftë ndaj grave apo burrave nëpër rrjetet sociale, duhet të dënohen.

Medi

“Zakonisht nuk i fshiejmë komentet fyese ndaj grave, jo për ndonjë arsye speficike, por për shkak të fluksit të madh të lajmeve dhe ngarkesës së madhe në punë, andaj rrallëherë gjejmë kohë të lexojmë komentet e lexuesve”, deklaroi mes tjerash ai.

“Një rast të tillë e kishte përjetuar edhe Mërgime Kajtazi nga Mitrovica, kur para disa muajsh kishte rrëfyer publikisht të gjithë tragjedinë që i kishte ndodhur me personin që kishte vendosur ta kalonte jetën. Pasi kishte treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes se si ishte dhunuar nga bashkëshorti, Mërgimja ishte përballur me komente kërcënuese dhe ofenduese nga persona të panjohur në rrjetet sociale”, shkruan KosovaLive.

“Komentet që i kam marrë kanë qenë zemërthyese. Edhe në shëndetin tim mental kanë ndikuar tepër. Por nuk dua me zgjatë atë temë, të paktën për momentin”, tha Kajtazi për KosovaLive.

Kjo sepse, sipas saj, sa herë që e mendon këtë ngjarje e kthejnë në të kaluarën.

“Janë të tmerrshme (komentet) , edhe gjithmonë po më kthejnë mbrapa”, tha ajo.

Këtu mund të gjeni artikullin e plotë të Kosovalive mbi temën:

Komentet kërcënuese/fyese ndaj grave në rrjetet sociale, vepër penale apo injorim?

Koha