Diplomati gjerman ironizon me tallje: S’po e gjej askund, çfarë ka thënë Vuçiqi për luftën e Putinit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, prej vitesh ka shfrytëzuar lidhjen dhe miqësinë e tij me Putinin si shantazh për Perëndimin në këmbim të marrjes së një trajtimi special, sidomos nga Brukseli sa i përket rrugës së integrimit në BE.
Por tashmë kur Putin ka nisur lutën dhe po sulmon Ukrainën, Vuçiqit i kërkohet që të dal me qëndrim, nëse është kundër asaj që po bën miku i tij Putin apo nëse rreshtohet krah botës demokratike dhe dënon agresionin rus kundër Ukrainës.
Diplomati gjerman, Boris Ruge, më ironi ka shkruar në profilin e tij në “twitter” se s’i nuk po mundet të gjej se çfarë ka thënë Aleksander Vuçi për luftën e Putinit.









