KFC
KOSOVËLAJME

A do të kthehen në punë gjykatësit serbë që u larguan në vitin 2022?

Gati 500 ditë kaluan që kur serbët ofruan dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës.

Mirëpo për dallim nga Policia, gjykatësit që u larguan nga vendi i punës konsiderohen që janë ende pjesë e sistemit.

Medi

Mos-trajtimi i dorëheqjeve të tyre, lë derën hapur që ata të kthehen sërish në zyrat e tyre.

E pensionimi i shumë prej stafit gjatë viteve të fundit ka lënë boshllëk në Gjykatat e qyteteve të ndryshme.

Prandaj, 32 gjyqtarë do të nisin punën shumë shpejt.

Puna e tyre dhe rreth 360 të tjerëve që operojnë në territorin e Republikës së Kosovës do monitorohet me kamera që po investohen në salla gjyqësore.

Kjo pritet të fillojë gjatë muajit të ardhshëm.

Pas 4 muajsh do të përfundojë mandati i kryetarit aktual të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj./T7

Koha