Medi
KOSOVËLAJME

A i tha Lajçak edhe Kurtit në takim se “s’është koha për ta hapur urën e Ibrit”?

Pak orë pasi Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut mori vendim për ta hapur urën e Ibrit, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shfrytëzoi paraqitjen e tij në një planel diskutimi në Forumin e Delfit për të thënë se “kjo nuk është koha e duhur” për këtë. Çka deklaroi ai pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, dhe a ia tha një gjë të tillë edhe vetë atij?

Më 11 vota për dhe një kundër, asamblistët e komunës së Mitrovicës së Veriut, me iniciativë të asamblistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli – morën vendim për hapjen për qarkullim të Urës së Ibrit.

Market Florenti

Në lidhje me këtë zhvillim pati shumë reagime, dhe fjalën e tij, e tha edhe përfaqësuesi i BE-së, Mirsolav Lajçak.

Deklarata nga paneli

Në një panel diskutim në Forumin e Delfit, Lajçak bëri thirrje që palët të shmangin veprimet e njënashme, pasi sipas tij, “shumë leht mund të kalohet në një krizë të radhës”.

“Kemi një rrugë për normalizim, siç thash, shumë lehtë mund të kalohet në një krizë tjetër si çështjet për energjinë, tokat, targat – tash më e rëndësishmja është që të fokusohemi në implementim, dhe të shmangim çdo veprim të njënashëm.” – u shpreh emisari evropian.

Derisa po përmendte veprimet e njëanshme, Lajçak shfrytëzoi mundësinë të flasë edhe për vendimin e fundit në lidhje me Urën e Ibrit, duke thënë se “s’është koha e duhur” për një vendim të tillë.

Ne ende duhet të përballemi me këtë në baza ditore, derisa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë për të hapur urën dhe atmosfera dukshëm nuk është e duhur për këtë. Për këtë, unë dua që të përdor këtë panel që të dërgoj një mesazh, kjo është platform e drejtë, ky plan, është një plan “win-win”, ka shumë përfitime për të dyja palët, duhet të respektojnë vijat e kuqe. Ky plan do të sjellë stabilitet për rajonin, duhet të normalizohen marrëdhëniet.” – tha ai.

A ia tha të njëjtën edhe Kurtit?

Shkrimi i emisarit Lajçak në Tëitter për takimin me kryeministrin Kurti, i cili nuk dihet nëse ka ndodhur para apo pas paraqitjes së tij në panelin e diskutimit, lë të kuptohet se mund të jetë diskutuar edhe kjo çështje.

Derisa po njoftonte në lidhje me takimin nën margjina të forumit të Delfit, Lajçak deklaroi se “…është e rëndësishme të shmangni çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën”.

‘’Theksova rëndësinë e takimit të dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme të shmangni çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën.’’– ka theksuar Lajçak në Twitter.

Kurti në anën tjetër, në lidhje me këtë shkroi në Twitter se kanë diskutuar rreth zgjedhjeve dhe takimit të radhës, që pritet të mbahet më dy maj.

Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian të premten përmes një komunikate për media ka zbulur pikat e agjendës që do të diskutohen, ku është bërë e ditur se pjesa e parë do t’i kushtohet deklaratës për personat e pagjetur, dhe më pas, do të prezantohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Takimi mes liderëve të Kosovës e Serbisë, Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq, pritet që të fillojë në orën 18:00./Nacionale

Weelnes