Medi
EKONOMIKOSOVËLAJME

A pati efekt kampanja “Bojkoto marketet”? (VIDEO)

Kampanja “Bojkoto marketet”, e iniciuar nga Flondi Krasniqi, pati një ndikim të kufizuar në Kosovë, edhe pse pati mbështetje dhe ishte inspiruar nga iniciativat e ngjashme në vendet e rajonit për të bojkotuar marketet për shkak të çmimeve të larta.

Dukato 1

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Krasniqi, theksoi se kjo nismë ka pasur një efekt më të dukshëm në Kroaci, ku çmimet kanë rënë si pasojë e bojkotit, ndërsa në Kosovë rezultat ende nuk ka pasur.

Megjithatë, ai përmendi se kjo është vetëm faza e parë e një lufte më të gjatë për të ulur çmimet dhe ka kërkuar mbështetje më të madhe për të bërë fushatën më të suksesshme.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:

 

Koha