
Pak minuta më parë një shpërthim shumë i fuqishëm ka detonuar veriun e Mitrovicës, njofton “Mitropol”.
Banorë të veriut i thanë “Mitropol” se detonimi është dëgjuar në afërsi të “Tre Rrokaqiejve”.
Këto shpërthime kanë filluar të ripërsëriten tash në prag të zgjedhjeve të 23 prillit, njejtë siç kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, pas kundërshtimit të serbëve për zgjedhjet e koordinuara nga KQZ.
Shpërthimi i parë në dhjetorin e vitit të kaluar kishte ndodhur në zyret e KKZ, me ç’rast ky veprim ishte pasuar me barrikadimin e rrugëve, pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, shkruan “Mitropol”.
Një nga banorët e lagjes i tha “Mitropol” se kanë lajmëruar Policinë por se të njejtit ende nuk janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe se ka disa orë që asnjë patrullë policore nuk ndodhet pranë lagjes.
Banorët janë shprehur të shqetësuar me dotonimin duke ngritur pikëpytje se a mos po fillon një fazë e re trazirash.
Dy ditë më parë serbët protestuan mbi Urën e Bistricës duke nënshkruar një peticion për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu, pas plagosjes së një qytetari serb.
Veç kësaj, ditë më parë në veri u arrestua një qytetar serb, nën dyshimin për disa vepra kriminale si dhe zjarrëvënie të veturave me regjistrim të targave RKS./Mitropol/







