
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka shkuar në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Kurti, pas tensioneve të krijuara në Veri si pasojë e vendosjes së barrikadave nga qytetarët serbë atje.
T7 bëri të ditur se takimi në Qeveri ka nisur tash e më shumë se 40 minuta më parë.
Në ndërtesën e Qeverisë është parë duke hyrë zëvendësministri Besnik Bislimi.








