Premium Store
02LAJME

A po paralajmërohen sërish probleme në Veri? – Vendosen disa pengesa afër Bërnjaku

Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve.

Policia e Kosovës tregoi se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:07, në Banje të Zubin Potokut.

Aurora Group

Sipas njoftimit, janë larguar pengesat teksa rasti vazhdon të hetohet.

“Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, njoftoi PK-ja.

Active