AAK në Vushtrri lidhi koalicion me PDK-në, mirëpo disa anëtarë të AAK-së e përkrahin Xhafer Tahirin

Gjatë ditës së sotme kandidati i PDK-së në Vushtrri, Ferit Idrizi, njoftoi se ka lidhur koalicion me AAK-në për të qeverisur në komunën e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Në anën tjetër njëri nga figurat kyçe të AAK-së në Vushtrri, Rrahim Ajeti, përmes një postimi në facebook ka përkrahur publikisht Xhafer Tahirin edhe për 4 vite mandat si i pari i Vushtrrisë.
Këto kontradikta në degën e AAK-së në Vushtrri tregojnë se realisht brenda degës së tyre ka përçarje për rreshtimin e partisë në garën e balotazhit.








