KOSOVËLAJME

Abdixhiku kritikon pushtetin: Kapadai, mbrojtësit e Martinin e Nagipit po kërkojnë llogari për hajni

Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas një videoje të Xhelal Sveçlës, ministër i Punëve të Brendshme, i cili u kërkonte minatorëve llogari.

Roadside
Market Florenti

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se pushteti aktual e ka keqkuptuar shtetin.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Ai ka theksuar se mbrojtësit e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, u kërkojnë llogari minatorëve.

“Kanë keqkuptuar rolet, kanë keqkuptuar përgjegjësitë, kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai! Emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht! E ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë”, ka shkruar ai.